leoni

Ujësjellësi rajonal Prishtina ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijes është njëqind për qind i sigurt për konsum

Lagjet Aktash dhe Zona Qendër e Bregut të Diellit 15 ditë me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

Kompania e Ujësjellësit Rajonal  “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Aktash  (banimi privat) dhe Zona Qendër e lagjes ”Bregu i Diellit” në Prishtinë,  se për 15 ditë, duke filluar nga dita e sotme ( e premte 08.04.2016) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm prej 2 deri në 3 orë gjatë ditës.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për këto dy zona të kryeqytetit për gjithsej 15 ditë, janë të ndërlidhura me punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujit, me ç’rast , duke filluar nga dita e sotme ekipet teknike të KUR “Prishtina” sh.a. do të fillojnë me eliminimin e rrjetave të vjetra të ujësjellësit që janë ende në funksion, për t’i funksionalizuar rrjetat e reja që janë instaluar kohëve të fundit.

Ofrimi i shërbimeve cilësore për konsumatorë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …