Komuna e Skenderajt, duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit po vazhdon punët në realizimin e projekteve të rrugëve të lagjeve në Klladërnicë.
Më qëllim të monitorimit nga afër të punimeve në këto projekte, nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Klladërnicë në lagjet Latifaj dhe Hajdaraj.
Investimet që është duke bërë Komuna e Skenderajt në Klladërnicë kanë përfshirë të gjitha rrugët e lagjeve të fshatit, projekte këto që do të vazhdojnë në vitin 2017.
Klladërnica po ashtu është përfshirë në projektin e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit. Ky fshat si shumë fshatra të tjera të Skenderajt po bëhen me infrastrukturë të nevojshme që po lehtëson jetën e qytetarëve të Skenderajt në çdo cep të territorit të komunës së Skenderajt.