Datave të veçanta dhe historike të popullit tonë i shtuam dhe 17 shkurtin e vitit 2008. Sot 20 vite pas përfundimit të luftës dhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë kujtojmë sakrificën e madhe të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe të gjithë atyre që dhanë e ranë për liri.
Deri te çlirimi dhe krijimi i Kosovës shtet na u deshën shumë sakrifica ndër vite, u derdh shumë gjak, tani që gëzojmë lirinë dhe shtetin e Kosovës na duhet mund e sakrificë për shtet-ndërtimin e saj. Ne duhet ta ruajmë e mbrojmë këtë vend që çdo milimetër është e larë me gjak, duhet të jemi të bashkuar më shumë se kurrë dhe armiku i vetëm i yni është armiku i Kosovës, ai që punon kundër shtetit dhe interesave të tij. Urime dita e pavarësisë vëllezër e motra, urime të gjithë shqiptareve kudo që janë, e gëzofshim e festofshim gjithmonë!
Ps. Për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë por mendjen dhe zemrën e kanë në Serbi, që në damarët e tyre dhe mund të kenë gjak serbi u them që e vetmja rrugë të mendoni e jetoni serbisht është të udhëtoni për në Beograd. Më vjen keq për mbetjet e llumit serbë këtu por ky është realiteti, mësohuni të jetoni në Kosovën e lirë dhe me lavdinë e UÇK-së! Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri!