Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka shfaqur dyshimin e tij lidhur me mundësinë e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës në seancën e 15 prillit. Ai ka theksuar se Vetëvendosja nuk i ka numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Fillimisht në seancë përshkruhet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dihet se fillimisht i takon partisë së parë, pra Lëvizjes Vetëvendosje. Më pas propozohen nënkryetarët për Kuvend, dhe më pas vjen propozimi i një emri për kryetar të Kuvendit që duhet bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje nëse e bën propozimi, formohet parlamenti dhe mendoj se me këtë procedurë përfundon seanca sepse nuk i ka numrat ta zgjedh kryetarin në këtë seancë”, ka deklaruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.
