Lahi Brahimaj: Heroi Sadri Zeneli, strateg dhe vizionar, që nga vitet e ’90 u bë shtylla kurrizore e rezistencës në Jabllanicë

Me nderim të thellë u përkulëm para veprës madhështore të babait të rezistencës Sadri Zeneli dhe bashkëluftëtarëve të tjerë që 6 prillin e shndërruan në një ditë të paharruar të historisë së lirisë.

Heroi Sadri Zeneli, strateg dhe vizionar, që nga vitet e ’90 u bë shtylla kurrizore e rezistencës në Jabllanicë, duke frymëzuar një brez të tërë luftëtarësh të lirisë.
Sot, me krenari e dhimbje, kujtojmë edhe bashkëluftëtarët e tjerë të rënë po atë ditë të lavdishme: Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti, Fitim Rexha dhe Ukshin Hamza.
Burra të pathyeshëm që dhanë shembullin se liria kërkon sakrificën sublime të atyre që guxojnë të ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë.
Ndërsa ecim drejt së ardhmes, zotohemi se do të ndërtojmë Kosovën për të cilën ata dhanë jetën. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Arbana Qeriqi: E paharruara shoqja ime Fetnete Maxhun Ramosaj

Në këtë përvjetor si dhe në të tjerët dua të vë në pah disa elemente …