Eprori i lartë i UÇK-së, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush. “Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrësira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar”, ka shkruar Brahimaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …