Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, sot ishte në vizitë në qytetin e Gjakovës, nga ku ka thënë se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj sot mori mesazhin e qartë që të bëhet gati për kryetar të Kosovës. “Gjakova sot ua mbylli gojën gjithë atyre që thonin Aleanca po zvogëlohet. Sot u dëshmua e kunderta, Aleanca po rritet, Ramushi sot mori mesazhin e qartë që të bëhet gati për president”, ka shkruar Brahimaj të dielën.
