Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, në Zonën e Dukagjinit, Lahi Brahimaj ka folur për veteranët dhe pozitën e Albin Kurtit. Ai ka thënë se në vend që të bëjë deklarata për veteranët, Kurti duhet së pari të dëshmoj se a ka qenë ushtar, sepse ai është veteran i rrejshëm. Unë i bëj thirrje prej tash Albin Kurtit që të ma dëshmojë se ka qenë ushtar dhe pse është veteran. Për t’i i thënë dikujt je veteran i rrejshëm është dashur që ai i pari të mos aplikojë fare për statusin e veteranit. Kurti pa qenë fare ushtar e ka pranuar statusin për vete dhe i quan të tjerët veteranë të rrejshëm, ka thënë mes tjerash eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, në Zonën e Dukagjinit. Lahi Brahimaj.
