Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Collet dhe emisarin special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit ai tha se është gjithnjë i dobishëm rikonfirmimi se Amerika dhe BE-ja e kanë të njëjtë vlerësimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara, shkroi Lajçaku. Këto deklarata të Lajçakut u publikuan vetëm një ditë pas konferencës së kryeministrit të vendit Albin Kurtit, i cili akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut. Për këtë Kurti bëri të ditur dje se u ka nisur letër zyrtare, Uashingtonit, Berlinit, Parisit e Romës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …