Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në një marrëveshje për disa muaj, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në një konferencë rajonale, te mbjatur në Slloveni, Lajçak, ka thënë se do të ishte gabim të parashikohet një datë përfundimtare pasi ka “ende çështje të komplikuara për t’i adresuar”. “Të shohim sa kohë na duhet, por po flas për muaj, nuk po flas për vite. Të dy palët janë të përkushtuara, të dyja janë serioze, dhe respektojnë njëra-tjetrën”, ka thënë, Lajcak.
