leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Lajçak: Drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, por është pikënisje e rëndësishme për diskutimet

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar me  diplomaten zvicerane, Livia Leu, për zhvillimet më të reja politike në rajon, veçmas për  temën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Lajçakut, drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme. “Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i dialogut të nivelit të lartë i organizuar nga Josep Borrell dhe i asistuar nga unë, i cili u zhvillua të martën e kaluar. Kryetari  Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur”. Ai ka thënë se është i që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës. Ai ka përmendur edhe faktin se palët kanë bërë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Lajçak tha me këtë rast se drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, por  është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …