I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë planifikuar se si të vazhdojnë hapat e mëtutjeshëm lidhur me dialogun Kosovë-Serbi gjatë këtij viti. “Duke hartuar hapat e mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim nga SHBA-ja, Escobar. Mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
