Përfaqësuesi special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Lajçak tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka qenë në agjendë të BE-së për një kohë të gjatë, por megjithatë, viteve të fundit konfirmoi se ky intersim ka pësuar rënie. Ai tha se ka qenë një konsensus në BE se Ballkani Perëndimor është mirë dhe se paraprakisht duhet rregulluar disa çështje brenda unionit. “Prandaj edhe interesimi për integrim nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor ka rënë në pesë vitet e fundit. Megjithatë tani situata ka ndryshuar dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka ndryshuar gjithçka. E gjithë ajo tragjedi në Ukrainë është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, sepse të gjithë e kuptojnë se integrimi nuk ka të bëjë me çështje teknike, pasi rajoni ynë duhet të bëhet pjesë e BE-së”, tha Lajçaku. “Çka dua të kërkoj nga partnerët në Ballkan është të na ndihmojnë, që edhe t’u ndihmojmë, është integrimi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …