Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin, Besnik Bislimi kanë zhvilluar drekë pune në Prishtinë me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçaku ka konfirmuar se në takim janë diskutuar gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçaku ka thënë se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet. Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit. Për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshjet për normalizim të raporteve, ka thënë Lajçaku. Pas këtij takimi, Lajçaku ka udhëtuar për në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …