Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Lajçak ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Emisari i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi doli nga takimi  i paparalajmëruar që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur sot kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, derisa s’dha datë të takimit të ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv, ka deklaruar emisari i BE-së, Ai tha se është duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do ta marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …