leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit nuk përfaqëson asgjë, vetëm dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ka legjitimitet ndërkombëtar

I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, një ish-ministër i jashtëm sllovak, vend i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës  tha për euronjus se është caktuar një datë për një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksander Vuçiq.  Ai pas një vizite në Prishtinë dhe në Beograd ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishte rruga e vetme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Bisedimet filluan një dekadë më parë, por kanë ngecur në vitet e fundit.  Rruga e tyre evropiane kalon përmes dialogut. Kjo është ajo që ka rëndësi. I pyetur në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtoni, ai tha se “Ata nuk përfaqësojnë një marrëveshje. Është vetëm dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja që ka legjitimitet ndërkombëtar”, tha Miroslav Lajçak.  Ky qëndrim i Lajçakut kishte bërë që ministrja e jashtme e Kosovës, zonja Shvarc të mos e vendoste flamurin amerikan gjatë takimit me diplomatin amerikan, Palmer dhe sllovakun, Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …