Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është me rëndësi që sa më shpejt të përcaktohet statusi dhe kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për mediet në Sllovaki, tha se takimi i 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në agjendë do të ketë fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, deklaroi Lajçak. Për krijimin e Asociacionit do t’i përmbahen modeleve ekzistuese evropiane. Thelbi i asaj marrëveshjeje ishte se Serbia nga njëra anë do të shpërbënte strukturat paralele në Kosovë, kryesisht policinë dhe gjyqësorin, të cilat më pas do të bëheshin pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Dhe në anën tjetër, Kosova do të krijojë një Asociacion të komunave serbe. Pjesa e parë u pranua nga Serbia, por Kosova nuk e themeloi Asociacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …