Pas darkës në Bruksel i kam takuar veç e veç Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqin, ka thënë, Mirisllav Lajçak i dërguar special i BE-së për dialogun, Kosovës Serbi. Presim një marrëveshje por jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë tani për tani. Lajçak më tej tha se do të diskutohet se si të arrihet një marrëveshjet e së ardhmes dhe se si të arrihet një normalizim në mes të raporteve Kosovë – Serbi. I pyetur se a do t’i kërkohet Kurtit të shtyhet vendimi për targat, Lajçak nuk ka dhenë përgjigje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari serb, Vuçiq, sot do të takohen nç Bruksel në kuadër të dialogut.

Lajçak: Me Kurtin e Vuçiqin po flasim gati çdo ditë, andaj duhet urgjentisht të arrihet marrëveshja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje  gjithëpërfshirëse që normalizon raportet mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente meqë status kuo-ja s’është e qëndrueshme. Lajçak njoftoi gjithashtu se flet gati çdo ditë me udhëheqësit e të dyjave vende për të shmangur tensione më të mëdha dhe për t’i nxitur ata që të flasin më shumë rreth tablosë më të gjerë.  Ajo që mund të them është se një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi është urgjente sepse status quo-ja nuk është e qëndrueshme – është koha për ta çuar këtë proces në një përfundim të suksesshëm. Dialogu zhvillohet nën patronazhin e BE-së, por të dyja palët kanë pronësi të barabartë mbi të. Në të gjitha negociatat për çështje të vështira, të dyja palët do të marrin disa nga ato që duan dhe do të duhet të bëjnë kompromis për çështje të tjera dhe të dyja do të duhet të pranojnë marrëveshjen”, tha Lajçak për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …