leoni

Lajçak në letrën e dërguar kryetarit Thaçi nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia dhe as qëllimet e dialogut

Lajçak në letrën e dërguar kryetarit Thaçi nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia dhe as qëllimet e dialogut

Mirosllav Lajçak për të cilin kryetari Thaçi dhe kryediplomati Konjufca kishin vërejtje si ndërmjetësues i dialogut për shkak të qasjes kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, në letrën dërguar Thaçit nuk thotë asgjë për qëllimet e dialogut dhe askund nuk e përmend njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB. Mospërmendja e rezultateve konkrete dhe specifike për dialogun në këtë letër sinjalizon edhe një proces të gjatë dialogues me rezultate të ngadalshme dhe jo domethënëse, siç kishte ndodhur edhe gjatë procesit në kohën e Mogherinit. Megjithatë, Lajçak thotë se caktimi i tij në këtë rol është sinjal i riangazhimit të BE-së në dialog. Tutje, Lajçak në këtë letër flet edhe për krizën e shëndetit publik për shkak të pandemisë Covid-19, duke përmendur asistencën prej 5 milionë eurosh të BE-së për Kosovën. Edhe atëherë kur detyra zyrtare ia kërkonte të ishte neutral ndaj statusit të Kosovës, ai ka dal hapur kundër pavarësisë së Kosovës. Po i njëjti ka kundërshtuar edhe Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajn, që ai të përfaqësojë kryesimin e Shqipërisë në OSBE, duke qenë se është nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …