Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh. Ky takim organizohet pas vizitës së fundit që pati në Prishtinë, emisari i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai gjatë takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun. Lajçak me kohë kishte konfirmuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahej së shpejti në Bruksel, por pa dhënë datë të saktë. Ndërkohë ka bërë të ditur se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …