Miroslav Lajcak

Lajçak: Nëse bisedimet dështojnë na presin konflikte të reja, përshkallëzim i tensioneve e shumë dhunë në veri të Kosovës

Emisari special i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak, gjatë një takimi me gazetarë, në Sllovaki,  ka deklaruar se Kosova dhe Serbia zhvilluan një radhë të re negociatash për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, por nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe tërë kjo mund të dëmtojë shpresat, për t’u bashkuar me BE-në. Lajçaku vuri në dukje se procesi i normalizimit të marrëdhënieve tashmë kishte arritur një pikë kthese, pasi të dy palët ishin pajtuar  për dokumentet bazike që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve, në shkurt të këtij viti në Bruksel dhe në  muajin mars, në Ohër.  Nëse këto vendime themelore nuk merren deri në fund të vitit,  kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë,  që do ta shtyjnë këtë agjendë në plan të dytë. Jam i bindur se Marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e kanë përqafuar, por do të ishte turp nëse do të përfundonte, pa asnjë sukses. Në një rast të tillë na presin konflikte të reja, përshkallëzimi i tensioneve ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës, ka përfunduar Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …