Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha para gazetarëve në Prishtinë se po angazhohet që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh, saktësoi Lajçak, pas takimit që pati në Prishtinë, me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se janë diskutuar edhe çështjet aktuale, veçanërisht situata në veri pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Në nëntor, serbët në veri të vendit u larguan nga institucionet e drejtësisë, e policisë, në nivelin lokal, por edhe nga Qeveria dhe Kuvendi në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave serbe. Por, ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …