Pas qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë qëndruar edhe në Serbi. Pas takimit të zhvilluar me autoritet më të larta të saj, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut. Agjencia e lajmeve, Kosovapres njofton më tutje se ai ka theksuar se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së kanë pasur takime të gjata me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe se të dyja takimet kanë qenë shumë të rëndësishme. “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut në shkurt dhe mars dhe se të dyja palët pritet të fillojnë t’i përmbushin obligimet e tyre nga marrëveshjet e reja dhe të arritura më parë. Ne presim të shohim një zbatim të shpejtë të implementimit për të avancuar procesin e normalizimit”, është cituar të ketë theksuar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …