Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka thënë para rundit të ri të negociatave në Bruksel se statuti i Asociacionit në Kosovë duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane. Ekipi drejtues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë është në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçaku për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”. Ai shtoi se në fund do të varet nga të dyja palët se si do të duket statuti. Ne jemi këtu për të zbatuar atë që është rënë dakord gjatë dialogut. Kjo nuk është imponuar, është rënë dakord mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013. Për ne është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë evropiane”, tha Lajçaku. Siç tha ai, BE-ja nuk dëshiron të krijojë një Asociacion të bazuar në një model i cili nuk është testuar më parë në botë.