leoni

Mirosllav Lajçak

Lajçak: Tashmë ka përfunduar propozimi i tekstit për personat e dëbuar dhe të zhdukur

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar propozimi i tekstit për personat e dëbuar dhe të zhdukur. Mediet serbe njoftojnë se ai ka deklaruar më tutje se aktualisht po diskutojmë për tema shumë komplekse, duke përfshirë pretendimet financiare dhe të drejtat e pronës. “Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe, e cila, siç kujtoi ai, tashmë ishte dakorduar në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, por ato nuk ishin zbatuar. “Kjo është një temë shumë e ndjeshme që u adresua gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës – ky mendim duhet të merret parasysh. Por unë i pyes ata që thonë se tani nuk është koha për këtë: Kur, nëse jo tani? Epo, ju e nënshkruat vetë marrëveshjen, është cituar të ketë thënë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci dhe i shprehet mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka …