Ish-luftëtari i Brigadës 136 në Zonën Operative të Dukagjinit, Nexhmi Lajçi në një shkrim autorial ka shprehur kundërshtimin ndaj vazhdimit të mandatit të EULEX-it. Ai ka thënë se në vend që të kërkohet përgjegjësi për skandalet e EULEX-it, politikanët e korruptuar dhe të shantazhuar po ia vazhdojnë këtij misioni mandatin. Ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi dëshmuar se jemi kurban të së mirës kombëtare. Kur u nevojit gjaku ynë ia falem atdheut; kur u kushtëzua çarmatosja jonë, e bëmë për hir të atdheut; nëse duhet durimi ynë do ta bëjmë deri në kufijtë e fundit të durimit, por edhe durimi ka kufij”, ka thënë Lajçi. Ai ka theksuar se veteranët nuk do të lejojnë që të përbuzen dhe keqpërdoren sakrificat sublime të dëshmorëve dhe as nuk do të lejojnë që vagabondët politik të bëjnë pazarllëqe me atdheun.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …