leoni

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Lajçi: Për demarkacionin është dashur të ketë edhe ekspertë vendorë

Ish-anëtari i komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka thënë se themelimi i komisionit “ad hoc” të ekspertëve ndërkombëtarë, që do ta vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është dashur të ketë në përbërje edhe ekspertë vendorë. Në një  intervistë për “Epokën e re”, Lajçi ka vlerësuar se ky komision më shumë krijon pamjen e një synimi për ta vërtetuar punën e bërë nga komisioni shtetëror. “Sigurisht se është dashur të ketë ekspertë vendorë. Komisioni ‘ad hoc’ më shumë krijon pamjen e një synimi për ta vërtetuar punën e bërë nga Qeveria dhe komisioni shtetëror për demarkacion me Malin e Zi. Përderisa nuk është suspenduar raporti i Mehës dhe nuk është formuar një komision i ri, gjithçka ka dilemë. Megjithatë, duhet të presim dhe të shohim”, ka deklaruar Lajçi, duke shtuar se në ditët në vijim mbetet të shihet nëse ky komision do ta përmirësojë gabimin apo do të jetë një farsë. “Duhet të shohim nëse ky komision është përpjekje taktike apo farsë. Në qoftë se komisioni ‘ad hoc’ propozon dhe sheh, sipas fakteve, se duhet të kalojë pika kufitare Çakorr – Kullë, atëherë është në rregull, por nëse gjatë diskutimeve shohim se kjo është një lojë dhe një farsë, mendoj se nuk kemi çfarë të bisedojmë dhe duhet të formohet komisioni i ri, kurse pastaj Kuvendit t’i dërgohet raporti me argumente të sakta”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …