Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka thënë se vonesa në krijimin e institucioneve është papërgjegjësi dhe ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që ta krijojnë qeverinë. Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka shtuar më tutje se nuk duhet të vonohet edhe më tutje por të krijohet sa më parë qeveria dhe ka theksuar se Albin Kurti e Isa Mustafa nuk duhet ta humbin besimin e 400 mijë votuesve të 6 tetorit që votuan pro VV’së e LDK’së. Marrëveshja do të mund të kryhej menjëherë. Tri orë janë punë aty. Duhet të reflektohet. Lidhja Demokratike e Kosovës është mësuar me lojëra të tilla. Ajo ka frikë të merret me tema të mëdha por është bërë vetëm dekor, ka thënë në mes tjerash zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ali Lajçi.
