Lajm i mirë për bizneset e komunës së Rahovecit, është finalizuar synimi 19 vjeçar – Licencimi i Zonës Ekonomike në komunën e Rahovecit

Licencimi i zonës ekonomike është një ndër vendimet më të rëndësishme për perspektivën ekonomike të komunës së Rahovecit. Me këtë rasat kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi e ka falënderuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës RAMUSH HARADINAJ për marrjen e vendimit për aprovimin e kërkesës nga Komuna e Rahovecit për krijimin e zonës ekonomike, zonë kjo që do të krijohet mbi fshatin Opterushë, dhe MIT-në dhe Ministrin ENDRIT SHALA për gatishmërinë dhe konstruktivitetin që ka treguar karshi përmbushjes të këtij synimi të kahmotshëm për përmirësimin e gjendjes ekonomike e sociale në vend. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, Komuna e Rahovecit, si zonë e rëndësishme agrare, është një nga zonat që sjellin përfitime financiare për banorët e zonës dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës, prandaj konsiderojmë se, krijimi i një zone të lirë ekonomike është hap i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë në përgjithësi. Me themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Opterushë përmbushet një kërkesë e kahmotshme e bizneseve të komunës së Rahovecit për një hapësirë të lirë ku do të zhvillohen veprimtari të ndryshme ekonomike, me ç’rast falënderoj edhe grupin punues të udhëhequr nga drejtori i DEZHT-së Artan Asllani dhe grupin punues KIESA për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për licencimin e kësaj zone. Si Komunë jemi të përkushtuar që në një të ardhme të afërt të krijojmë qasjen e duhur dhe të nevojshme, për rregullimin e infrastrukturës së Zonës Ekonomike- Parkut Industrial në Opterushë , sigurisht këtë synojmë ta arrijmë me ndihmën e donatorëve vendor dhe ndërkombëtar, po ashtu me krijimin e kësaj zone ekonomike kemi për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve të investitorëve të huaj dhe vendor, bizneseve vendore, të cilat do të vendosen në këtë zonë, duke mundësuar kështu edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Urime qytetarë të komunës së Rahovecit! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …