Lajm i mirë për familjen e Ramiz Sahitit nga Kopiliqi i Poshtëm, e cila po bëhet me shtëpi

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me humanistin Halil Kastrati, kanë vizituar familjen e Ramiz Sahitit nga fshati Kopiliq i Poshtëm, ku kanë kumtuar lajmin kësaj familje se ata po bëhen me shtëpi.

Kryetari Jashari ka theksuar: “Sot, së bashku me humanistin Halil Kastrati, i kumtuam lajmin kësaj familje 7-antarëshe se çështja e strehimit për ta po zgjidhet, falë një donatori të komunës së Skenderajt, që ka shpreh vullnetin të financojë ndërtimin e kësaj shtëpie përmes shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Faleminderit të gjithë bamirësve për kontributin e tyre!”, ka thënë kryetari Jahsari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …