Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit dymbëdhjetë persona janë shëruar plotësisht nga virusi #Covid19 dhe asnjë i infektuar më këtë virus. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 490 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 380 të shëruar plotësisht, 15 kanë humbur jetën dhe 95 raste janë akoma aktive.