Lajm i mirë: Shërohet pacienti i parë nga Malisheva, që ishte prekur me COVID-19

Sipas të dhënave të konfirmuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, një pacient nga Komuna e Malishevës, që ishte prekur me COVID-19, është shëruar plotësisht, pasi edhe analiza e dytë, ka dalë negative. Bëhet fjalë për të prekurin e parë nga Komuna e Malishevës dhe ky është një lajm shpresëdhënës, në këtë situatë që po kalojmë. Konfirmimin e këtij lajmi e kanë bërë zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në një komunikim përmes telefonit me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Me këtë rast, nënkryetari Berisha, ka thënë se “është lajm shumë i mirë dhe shumë shpresues, pasi tashmë kanë filluar të shërohen edhe pacientët e parë në vend, përfshi edhe Malishevën, dhe urojmë që të gjithë të prekurit të shërohen sa më shpejt, e vendit ti kthehet normaliteti”. Po ashtu, nënkryetari Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë ti respektojnë këshillat e institucioneve shëndetësore, për distancë sociale, për qëndrim në shtëpi, për mos lëvizje pa arsye edhe gjatë kohës kur nuk ka kufizim të lëvizjes, në mënyrë që ta ruajmë veten, familjen dhe vendin, pasi kjo është arma më e suksesshme e luftimit të virusit korona, i cili e ka kapluar gjithë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …