Në Itali janë të identifikuar e të regjistruar 53. 578 të infektuar gjithsej, nga të cilët 6072 po shërohen dhe 4825 që kanë vdekur. Vetëm dje në Itali kanë vdekur 793, numri më i madh i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë. Në mbrëmjen e vonë ishte dhënë edhe njoftimi i Kryeministrit Conte, ku thuhet se fabrikat dhe aktivitetet jo elementare janë të mbyllura deri më 3 prill. Ndalohen gjithashtu lojërat elektronike dhe Superenalotto. Redaksitë e lajmeve mbeten të hapura, si dhe ushqimi dhe farmacitë, natyrisht. Kryeministri thotë se kjo është sfida më e vështirë e Italisë pas Luftës së Dytë Botërore, por të bashkuar do t’ ia dalim. Mbi 7 mijë mjekë vullnetarë kanë arritur në Itali.
Mbi 300 mijë të infektuar dhe 12 mijë të vdekur janë shënuar në vendet e botës. Nga sonte New York ndodhet i mbyllur. Dhe pandemia vazhdon të përhapet në Evropë: në Spanjë pothuajse 30 mijë të infektuar, 16 mijë në Gjermani, më shumë se 5 mijë në Mbretërinë e Bashkuar.
Përhapja e koronavirusit sot në Australi, Spanjë e në Holandë
Australi
Australia miraton modelin italian dhe mbyll gjithçka: Ajo ka ulur qepenat e kinemave, pijetoret, palestrat. Baret dhe restorantet do të vazhdojnë të shërbejnë sipas urdhërave. Farmacitë dhe supermarketet do të qëndrojnë të hapura. Në Australi ka 1315 njerëz të infektuar. Uellsi i Ri Jugor është shteti më i prekur me 533 raste.
Spanjë
Në Spanjë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 394 viktima: një rritje prej 30%. Numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet në 1725. Ndërsa numri i personave të infektuar është 28.572, pra 3.646 më shumë se dje.
Holandë
Numri i infeksioneve në Holandë rritet në 4.204, me 573 raste në 24 orë. Numri i vdekjeve rritet në 179, me 43 vdekje të reja. Janë aktivizuar dronë për të kontrolluar njerëzit në izolim: ka një miliard në botë.
Pothuajse një miliardë njerëz, më shumë se 900 milionë për të qenë të saktë, janë të kufizuar në shtëpi në 35 vende të botës, sipas të dhënave të lëshuara nga AFP. Shumica, rreth 600 milion njerëz në 22 vende, janë subjekt i kufizimit të detyrueshëm, si në Francë ose Itali. Të tjerët kanë rrugëdalje (si në Bolivi), karantinë (si në Azerbajxhan dhe Kazakistan) ose ftesa për të mos lënë shtëpitë e tyre (si në Iran). Disa komuna franceze dhe spanjolle po eksperimentojnë me dronë për të monitoruar se a po zbatohen rregullat qeveritare. Edhe në Itali, në rrethin San Paolo dhe në Bari, dronët po përdoren për të kontrolluar se kush po largohet nga shtëpia.