leoni

Lajmet më skandaloze të 10 qershorit 2016

Lajmet më skandaloze të 10 qershorit 2016

  1. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se raportet tona me Serbinë, ( jo raportet e tij personale) por ato të Kosovës me Serbinë janë më të mira sesa që paraqiten në opinion. Raportet me Serbinë i kemi më të mira sesa me Bosnjën e Hercegovinën.
  2. Xhavit Haliti arsyeton kolonizimin e Serbisë në veri të Kosovës. Serbia ka të drejtë madje të ndërtojë edhe infrastrukturën për serbët në Kosovë, pa leje të Qeverisë, sepse të gjithë jemi kosovarë (!)
  3. Isa Mustafa ndihet komod nën flamujt e Serbisë ashtu sikur dikur nën flamurin e RSFJ-së. Gjatë takimit në Graçanicë ai nuk ka pyetur fare përse në këtë komunë nuk ka shenja as simbole të Qeverisë të cilën ai e drejton.
  4. Vazhdimin e mandatit të misionit EULEX, për të katërtën herë në Kosovë, e kanë arsyetuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Ata mendojnë se EULEX-i në Kosovë është i nevojshëm, pasi që sipas tyre institucionet e vendit kanë dështuar që të vendosin rend dhe ligj, ndërsa EULEXI gjatë qëndrimit 8 vjet në Kosovë paska bërë punë aq të madhe sa u dashka të vazhdojë punën edhe për shumë vjet të tjera.
  5. Tanja Fajon, raportuese e Parlamentit Evropian, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, me qëllim të hapjes së procesit të liberalizimit të vizave. Nëse nuk ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka liberalizim të vizave. (Radio-Kosova e Lirë)

 Duke qenë dëshmitarë të skandaleve dhe nëpërkëmbjes që po i bëjnë popullit soji i politikanëve tanë kudo, e sot veçmas në Kosovë, nuk ka si të mos na kujtohen vargjet si këto të Ali Asllanit e Gjergj Fishtës

 

Ali Asllani

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

 

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;

hani, pini e rrëmbeni, është bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjithë aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

 

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.

Rroftë miku yt i huaj, që për dita loz e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

 

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…

Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

 

Gjergj Fishta

Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t`ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t`na qelbi fis e atdhè?…

 

M’kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n’krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t’urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t’bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën...

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …