Lajmi për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës është raportuar edhe në mediat e mëdha botërore. Agjencia e lajmeve Reuters, e ka titulluar lajmin “Renovimi i shtëpisë së aleatit të nazizmit në Kosovë shkakton zemërim”. Reuters shkruan se një dëshmitar i tyre ka gjetur tri rrugë të emëruar me emrin e Xhafer Devës, përfshirë një në Prishtinë disa qindra metra nga ambasada gjermane. Renovimi i shtëpisë në Kosovë që i përkiste ministrit të qeverisë pro-naziste gjatë luftës së dytë botërore ka nxitur reagime nga Gjermania e cila paralajmëroi për “mbulim” të historisë si dhe për pezullimin e projektit nga BE-ja dhe UNDP, “Shtëpia tre katëshe në Mitrovicë e ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektët austriakë ishte shtëpia e Xhafer Devës i cili shërbeu si ministër i Brendshëm në qeverinë pro-gjermane më 1943 dhe 1944. Shtëpinë e kishte ndërtuar në kohës e regjimit monarkik të Mbretërisë Jugosllave e cila kishte synim t’ i asgjësonte shqiptarët etnikë në trojet që i kishte pushtuar me miratimin e Evropës dhe ndihmën e Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …