Lama: PDK-AAK-Nisma, koalicioni më i natyrshëm

Lama: PDK-AAK-Nisma, koalicioni më i natyrshëm

Gjenerali në pension Kudusi Lama ka thënë se krijimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma është veprimi më i zgjuar, më qytetar, më inteligjent dhe më politik i mundshëm. Sipas tij, ky është koalicioni më i natyrshëm në Republikën e Kosovës. Në një intervistë për “Epokën e re”, Lama ka thënë se nëse këto forca politike punojnë së bashku, do të mund t’i japin një pamje të re të politikës së Kosovës. Ai është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj është kryeministri që i duhet Kosovës. Lama ka parashikuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka për t’i fituar bindshëm zgjedhjet e 11 qershorit. Por, sipas tij, këtë veprimtari zgjedhore mos të marrin si një dhuratë, por si një obligim për të kryer detyra të vështira.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …