Ish-gjenerali
i Ushtrisë së Shqipërisë, Kudusi Lame konsideron se zgjidhja e krizës politike
në Kosovë mund të bëhet vetëm përmes bisedimeve. Në një intervistë dhënë për
ditoren ‘Epoka e Re’, ai u ka bërë thirrje partive politike që të bisedojnë vëllazërisht
dhe mbi të gjitha të jenë atdheu e kombit. Sipas tij, përplasjet e deritashme
kanë sjellë armiqësi ndër-shqiptare. Për Kudusi Lamen, kjo është humbja më e
madhe e Kosovës në 100 vitet e fundit. Duke folur mbi marrëveshjet për
Asociacionin dhe demarkacionin e kufirit, ai ka thënë se asnjëra palë nuk i ka
bërë të qarta këto marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …