Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNFPA-së në Kosovë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë lansuar sot doracakët për mësimdhënës lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Në ceremoninë e lansimit u tha se përmes këtyre doracakëve të rinjtë e vendit do të marrin njohuri të bazuara në shkencë se si të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se edukimi seksual që nga mosha e hershme është një faktor i rëndësishëm parandalues i sëmundjeve të ndryshme. Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, delraroi se integrimi i këtyre doracakëve në kurrikulat shkollore është një hap shumë i rëndësishëm drejtë barazisë gjinore. Ndërsa, udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se edukimi gjithëpërfshirës seksual u mundëson të rinjve të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre. Doracakët përfshijnë përmbajtje që mund të përdoren nga klasa 1-12 dhe janë materiale lehtësuese për mësimdhënës të cilët shërbejnë për të zhvilluar mësimin.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …