Lansohet raporti i Save the Children mbi ndikimin e pandemisë së COVID-19 tek fëmijët në Kosovë

Lansohet raporti i Save the Children mbi ndikimin e pandemisë së COVID-19 tek fëmijët në Kosovë

 Organizata Ndërkombëtare Save the Children ka realizuar studimin, deri tani më të madhin dhe më gjithëpërfshirësin gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Hulumtimi u zbatua në 46 vende, përfshirë Kosovën dhe në te morën pjesë gjithsej 31,683 prindër dhe kujdestarë si dhe 13,477 fëmijë të moshës 11-17 vjeç.

Hulumtimi zbulon se pandemia COVID-19 shkaktoi gjendjen më të madhe të emergjencës në arsim në histori, me 9.7 milion fëmijë që nuk arritën të kthehen në shkollë këtë vit.

Rezultatet e studimit janë botuar në raportin e Save the Children me titull “Mbrojtja e një gjenerate” (ang. Protect A Generation) dhe tregon se pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të rëndë në arsimimin e fëmijëve nga zonat e varfëra dhe ka zgjeruar më tutje hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

Hulumtimi zbulon, ndër të tjera, se 90 për qind e familjeve humbën më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre për shkak të pandemisë dhe kanë vështirësi për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor, si dhe tregon se dhuna në familje është dyfishuar– gjatë periudhës së mbylljes së shkollave, numri i rasteve të raportuara të dhunës ka shenuar rritje në 17 për qind.

Më shumë se dy të tretat e familjeve hasën vështirësi në sigurimin e ushqimeve, ndërsa 45 përqind e të anketuarve nga familjet e varfra kishin vështirësi të paguanin për furnizimet mjekësore gjatë pandemie.

  • Më shumë se 1.5 miliardë fëmijë janë prekur nga mbyllja e shkollave dhe gjatë izolimit dy të tretat e fëmijëve nuk kanë patur asnjë kontakt me mësuesit.
  • Për më tepër, 80 përqind e fëmijëve raportojnë të kenë mësuar pak apo aspak gjatë kohës sa ishin shkollat e mbyllura
  • Më shumë se 83 përqind të fëmijëve raportojnë të kenë përjetuar ndjenja negative gjatë pandemisë.

Sikur në të gjithë botën ashtu dhe në Kosovë, fëmijët më të margjinalizuar dhe të cenuar janë goditur më rëndë, dhe pabarazitë ekzistuese janë përkeqësuar.

Fëmijët kërkojnë të ndërmirrën masa në arsim dhe përmirësim të të mësuarit në distancë, përshpejtim të reagimit ndaj pandemisë, rritjes së qasjes në kujdesin shëndetësor, si dhe bëjnë thirrje për politikë-bërësit që tu japin përparësi familjeve më të varfëra në sigurim të mbrojtjes sociale.

Save the Children u bën thirrje të gjithë akterëve në Kosovë për tu bashkuar – në mbrojte të një gjenerate të tërë të fëmijëve. Duhet të merren masa në nivelin kombëtar dhe lokal për të siguruar një reagim efektiv ndaj pandemisë dhe në veçanti për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet e shumfishta negative.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …