Është lansuar sot strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit 2021 – 2025, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në rritjen e ndikimit të punës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale si dhe në parandalimin e shkeljeve nga ana e institucioneve publike. Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se strategjia 2021 – 2025 ka rezultuar pas një vlerësimi të detajuar, teksa shtoi se me ndikimin e shtuar të këtij institucioni arrihet vetëdijesimi i publikut për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kurse shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power tha se kjo strategji do të jenë instrument i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …