Largimi i avokatit, Ben Emmersonit mund të ketë pasoja të rënda për vazhdimin e mbrojtjes së Kadri Veselit, thotë, Taulant Hodaj. Trupi Gjykues i Gjykates Speciale në rastin Thaçi dhe të tjerët miratoi sot përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga avokati Ben Emmerson. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësime në lidhje me ndikimin që mund të ketë largimi i Emmersonit në mbrojtjen e Veselit. Taulant Hodaj vuri në dukje se, ende nuk janë të njohura arsyet e sakta të largimit dhe detajet e marrëveshjeve të brendshme, është e qartë që ky ndryshim mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen e Veselit. Nga këndvështrimi ynë si vëzhgues të jashtëm, largimi i Ben Emmersonit paraqet një mungesë të madhe dhe do të ketë pasoja në mbrojtjen dhe vazhdimin e përfaqësimit të z.Veseli. Emmerson ka qenë avokati kryesor që nga fillimi dhe është konsideruar ndër avokatët më të mirë që përfaqësojnë në Gjykatën Speciale dhe përtej saj, tha Hodaj.
