Kriza në sistemin shëndetësor të Kosovës po përkeqësohet për shkak të largimit të mjekëve në kërkim të kushteve më të mira pune jashtë vendit. Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, 67 mjekë janë pajisur me certifikatë mbi të kaluarën etike dhe profesionale që nga fillimi i vitit 2024, dokument ky që u nevojitet për punësim jashtë vendit. Opozita ka ngritur shqetësime serioze lidhur me këtë trend, duke e cilësuar si një kërcënim të madh për funksionimin e sistemit shëndetësor të vendit. Deputeti Bekim Haxhiu ka deklaruar se në tri vitet e fundit kanë ikur mbi 3400 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë, stomatologë, infermierë, dhe teknikë mjekësorë. Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga AAK, Dreshaj, ka përsëritur shqetësimet e Haxhiut, duke theksuar se mjekët po largohen për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme të punës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …