Largohen edhe dy pika të mbeturinave inerte

Në fshatrat Drenoc dhe Carrallukë të Komunës së Malishevës, janë larguar dy pika ilegale të mbeturinave inerte. Ky aksion është ndërmarrë nga ana e Komunës së Malishevës, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në kuadër të aksionit nacional “Ta pastrojmë Kosovën” dhe është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjet lokale në Malishevë. Sipas koordinatorit komunal, Naser Morina, ky aksion është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen ndërtimore “Burimi”, e cila me makinerinë e vet, ka bërë largimin e mbeturinave inerte në këto dy deponi. Morina, ka bërë të ditur se ky aksion është duke vazhduar dhe në ditët në vijim do të ketë aksione të këtilla, për largimin e pikave, apo deponive ilegale të mbeturinave, kryesisht të mbeturinave inerte, të cilat edhe paraqesin problem më të madh për ambientin.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …