leoni

Largohen mbi 400 thasë mbeturina në Jezerc

Pasioni për natyrën përkthehet edhe si kujdes ndaj saj, me këtë motiv, aktivistë të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Kastrioti” në Ferizaj, të mbështetur nga Komuna e Ferizajt, Kryetari Aliu, nën asistimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ndërmarrjeve “Pastërtia” dhe “Ambienti”, KFOR-it amerikan dhe Kuvendit të të Rinjve, arritën që ta realizojnë me sukses aksionin “Ta pastrojmë Jezercin” me ç’rast u grumbulluan mbi 400 thasë të mbeturinave nga aktivistë të shumtë të Shoqatës.

Ky aksion pa tjetër se duhet duartrokitur, si një nismë për mbrojtjen e natyrës e që pa tjetër në thelb ka mesazhin e vetëdijësimit e apelit për mbrojtjen e perlave natyrore, siç̧ është peizazhi natyror i Jezercit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …