Nën moton, “Mendo sot, për një të ardhme të shëndetshme” te shtunën u pastrua Liqeni i Batllaves .
Aksionit të pastrimit i’u bashkuan rreth 50 pjesëmarrës vullnetmirë, banor të fshatit Orllan, ndër ta edhe Drejtori i shkollës së fshatit. Aksioni i pastrimit është zhvilluar në zonat përreth Liqenit, gjegjësisht në hapësirat e gjelberta, po ashtu është bërë pastrimi edhe brenda liqenit, ku përmes përdorimt të barkave është mundësuar të realizohet pastrimi. Nga ky aksion janë mbledhur rreth 400 thasë me mbeturina, të cilat janë larguar nga hapësirat përreth Liqenit.
SDK, në bashkëpunim me grupin e vullnetarëve, në vazhdimësi kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme që kanë kontribuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit, në veçanti të Liqenit “Batllava”. Meqenëse është një prej Liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm një numër i madhë i banorëve të Republikës së Kosovës, janë zhvilluar mjaft aktivitete edhe avokuese tek institucionet gjegjëse për mirëmbajtjen e përhershme të Liqenit Batllava.
SDK, inkurajojnë të rinjtë dhe gjithë qytetarët, që të jenë çdo herë aktiv në iniciativa të tilla që ndikojnë në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të pastër, që rezulton për një të ardhme të shëndetshme.
Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm” i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Me Respekt
Rexhep Zeka Drejtor Ekzekutiv
OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë
TEL +383 45 513 130