Latifi: Demonstratat e fuqishme që filluan më 11 mars të vitit 1981 u bënë kthesë e madhe drejt rrugës së lirisë

Në 44 vjetorin e demonstratave të 11 marsit të vitit 1981, kryetari Komunës së Rahovecit Smajl Latifi në një postim në facebook ka shkruar se demonstratat e filluara me 11 mars të vitit 1981 u bënë kthesë e madhe drejt rrugës së lirisë.

Postimi i kryetarit Latifi

“Në demonstratat e fuqishme që filluan më 11 mars të vitit 1981 u bë kthesë e madhe drejt rrugës së lirisë, që frymëzoi popullin për të kundërshtuar robërinë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre kombëtare e njerëzore, të cilat shtypeshin me zjarr dhe me hekur nga regjimi pushtues serbo-jugosllav.

Ato iu dhanë shpirt përpjekjeve që s’pushuan deri në luftën e armatosur për liri të UÇK-së.

U bënë 44 vjet, por ato vazhdojnë të jenë burim frymëzimi, ndaj mirënjohje për pjesëmarrësit, për të plagosurit, për të burgosurit e shumtë e për mijëra të përndjekur dhe për të rënët në altarin e lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu apelon që të mos ndezen zjarre fushore dhe malore, në të kundërtën do të veprohet me forcën e ligjit

Kryetari i komunës së Ferizajt përmes llogarisë së tij në facebook ka apeluar që të …