leoni

LATIFI: DËSHMORËT JANË JEHONË LIRIE

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, në 22 vjetorin e rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës”, Kryetari i komunës së  Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë kanë nderuar kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve dëshmorë, Dalip Behra dhe Bekim Gashi. Kryetari Latifi ka tha se, Dalip Behra dhe Bekim Gashi me shokë i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me armiqtë, duke besuar se e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne. Bijtë e Krushës së Madhe e ujitën tokën e dashur të vendlindjes me gjakun që po kjo tokë ua fali. Ata e ndjenin se e kishin borxh luftën dhe rënien për liri, prandaj hynë me vendosmëri në këtë përballje. Sikur shumë shokë të tjerë dhe bashkëvendës të tyre e donin jetën, por jo jetën në robëri. Kjo i bën ata të jenë të veçantë dhe të kujtohen përherë me respekt e nderim. Dëshmorët që po i përkujtojmë sot dhe ata që ranë gjithandej trojeve shqiptare, na e lanë në dorë pishtarin e lirisë, i cili djeg e përvëlon secilin që nuk e mban si duhet dhe që nuk duhet të shuhet asnjëherë. Vetëm në këtë mënyrë do ta kemi rrugën të ndriçuar, sepse dëshmorët janë Yje të Pashuar. Jetësimi i lirisë së plotë me të gjitha të mirat e vështirësitë që ka, mbetet detyrë e çdoditshme dhe obligimi ynë i përhershëm.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, Dalip Behra e Bekim Gashi!

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e trojeve shqiptare! Ka thënë kryetari Latifi në këtë përvjetorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …