leoni

Latifi: Është jetike për Kosovën që të ketë një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Një nga premtimet e kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, z. Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit është rregullimi me ligj i mbrojtjes së vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në video –adresimin e tij kryetari Latifi ka deklaruar:

“Të gjithë e dimë se vlerat e luftës janë në piedistalin e kombit. Por fatkeqësisht, shteti i Kosovës nuk ka ligj që mbronë vlerat e luftës nuk e ka të rregulluar ligjin që e rregullon statusin e vlerave të luftës për liri.

Ende nuk kemi trajtim institucional të trashigimisë kulturore dhe historike ende nuk kemi ligj për statusin e vlerave të luftës, ende nuk kemi përkrahje institucionale dinjitoze për familjet e dëshmorëve, për invalidët dhe për veteranët, ende nuk kemi përkrahje për familjet e viktimave të luftës, respektivisht lehtësirave dhe trajtim dinjitoz për viktimat dhe invalid civil të luftës.

Një nga detyrat e rëndësishme si deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës do të jetë angazhimi për ta rregulluar me ligj statusin e vlerave të luftës për liri. Unë zotohem se bashkë me kolegët e mi dhe koleget deputete do ta nxjerrim ligjin që mbron vlerat e luftës që rregullon statusin e vlerave të luftës dhe që nderon sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri, thuhet në video-adresimin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i cili në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare është kandidat nga radhët e AAK-së me numrin rendor 16.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë videon

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/527443017115822

 

Kontrolloni gjithashtu

Koncerti i jashtëzakonshëm nga AVK “Deçani” me muzikë dhe valle të traditave tona

Ansambli i Valleve dhe Këngës “Deçani” mbajti një koncert të jashtëzakonshëm për nder të festave …