Smajl Latifi: Falënderoj KFOR-in Italian në Kosovë për gatishmërinë dhe kontributin e tyre të çmuar

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për donacionin e dhuruar nga KFOR-i Italian për Shoqatën “Hareja”, që përfshin rrethojat e objektit dhe këndin e lojërave për fëmijë.

Falënderoj sinqerisht Komandantin e KFOR-it Italian në Kosovë – Regjioni Perëndimor, Kolonelin Rocco Mondo dhe bashkëpunëtorët e tij për gatishmërinë dhe për kontributin e tyre të çmuar, që ndihmon përmirësimin e kushteve dhe rrit sigurinë për fëmijët tanë!

Si komunë, jemi të përkushtuar të investojmë më tej në këtë objekt, përmes riparimeve të jashtme dhe përmirësimeve të tjera që do të shërbejnë për të gjithë komunitetin, ka deklaruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …