Latifi: Gjaku i të rënëve në Pastasel – dëshmi e përjetshme e lirisë sonë!

Masakra e Pastaselit është një nga plagët më të dhimbshme të historisë sonë, një kujtesë e përgjakshme e sakrificës për liri, ka thënë gjatë homazheve kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi me rastin e 26 vjetorit të masakrës së Pastaselit të shkaktura nga forcat kriminale dhe terroriste serbe më 31 mars të vitit 1999.

Kryetari Latifi bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe qytetarët, përkujtuan me nderim e krenari 106 shqiptarët e vrarë barbarisht më 31 mars të vitit 1999.

Gjaku i derdhur në Pastasel tha ai është një amanet i shenjtë për brezat që vijnë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e të rënëve, sepse mbi këtë sakrificë u ngrit liria jonë.

Lavdi të rënëve për liri, tha gjatë homazheve në Pastasel kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …